Kosova e ka të pamundur për ti ndaluar së vepruari shërbimet sekrete aleatë të UDB-së e BIA-së serbe në veriun e tensionuar

Kosova e ka të pamundur për ti ndaluar së vepruari shërbimet sekrete aleatë të UDB-së e BIA-së serbe në veriun e tensionuar
Kosova e ka të pamundur për ti ndaluar së vepruari shërbimet sekrete aleatë të UDB-së e BIA-së serbe në veriun e tensionuar

Naim Miftari

  • 24 August 2022 - 13:09

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Jo rastësisht thonë se malin e pret bishti i sëpatës, e sa i përket AKI-së së Kosovës sot ajo është vetëm një instrument i mbushur nga ish njerëzit e SHIK- ut e mbushur me sekserë politik të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, por sidomos të PDK-së dhe nga njerëzit e krimit të organizuar. Kjo do të thotë së AKI nuk paraqet kurrfarë pengese apo rreziku për ndalimin apo pengimin e akteve terroriste të mundshme që i merr BIA Serbe në bashkëpunim me FSB Ruse kundër Kosovës. Kosova e vetme, sidomos pa ndihmën amerikane, gjermane e britaneze nuk mundë ti pengoj vetë aktet e mundshme terroriste të Serbisë dhe Rusisë.

-Kosova nga viti 1999 është bërë arenë e shërbime sekrete ku pothuajse secili spiunonte tjetrin, por shërbimi më i rrezikshëm për stabilitetin e Kosovës është UDB/ Bia- ja Serbe dhe GRU/Fsb- ja Ruse dhe DGSE-Franceze si dhe MIT- Turk, dhe pas lufte kur nga G2 apo ZKZ e UÇK-së ishte formuar SHIK- ishte formuar ta luftonte sidomos UDB-në serbe dhe shërbimin sekret rus, dhe deri diku edhe lidhjet islamike por pas një fillimit të mirë SHIK- u u shndërruar në një organizatë private të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit , Elmi Reçices, Azem Syles dhe Latif Gashit. Edhe pastaj nga detyra luftës kundër UDB-së dhe krimit të organizuar, Hashim Thaçi me shokët e vetë e mbushen SHIK-un me njerëz të UDB-së dhe me njerëz të nëntokës. Pas një kohe SHIK-u ishte çdo gjë tjetër pos nuk ishte më shërbim informativ që punonte për Kosovën, por ishte bërë lodër e Hashimit ,Kadris, Xhaviti dhe Elmi Reçices...dhe shërbimit sekret Serb dhe Francez.

Pra Kosova nga 1999_ 2000 e humbi hapin për ti penguar shërbimet sekrete Serbe dhe krimin e organizuar prandaj pas një kohe jo vetëm SHIK-u por edhe Policia ,Gjyqësia, Prokuroria, shërbimet sekrete e partitë politike u mbushën me sekser të Beogradit dhe të krimit të organizuar që u bë shumë i dëmshëm. Pas shërbimit sekret serb, sipas njohurive tona ka qenë edhe shërbimi sekret Francez DGSE të cilit para luftës me preferencat e shërbimit sekret Serb aleatit shekullor francez të cilët përmes agjentit serbisht folës, pasi është dhëndër Serb, agjenti për Ballkan Denjear Arnudit i cili kishin rekrutuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin...pra qysh nga 1999 pos UDBË-së rol negativ luante sidomos në Mitrovicë dhe ndarjen në veri e jug, në zonën e Shalës rol luante DGSE Franceze e cila përmes KFORIT të tyre veriun e Kosovës e shndërruan në një zonë Serbe ku nga jashtë kontrollohej nga ushtria Franceze por brena veriut kontrollin jua lejuan qëllimisht përmes grupeve para militare si Rojet e Urës ë MUP- ovcave serb, shërbimit sekret të UDB-së, ju lejua serbve në hije kontrolli i veriut. Dhe sa herë ishte rrezikohej Veriu me trazira e pakënaqësi ndaj shqiptarëve, DGSE Franceze thirrnin në ndihmë agjentin e tyre Hashim Thaçin, e deri dikund edhe Kadri Veselin dhe lodrën e këtyre dyve Agim Çekun për ti qetësuar protestat dhe për ta mbajtur UÇK-në , TMK-në larg implikimit të tyre në Veri.

Kosova në vitin 2022 është në një kohë tjetër me rrezik nga BIA serbe që në bashkëpunim me FSB-në Ruse munden me sjell vrasje të policëve tan dhe vrasje të vetë qytetarëve të tyre serb për ti paraqitur pastaj serbët si viktima në botë, rol që duhet me pranua se Serbia këto lojëra të djallit i luan mirë prandaj duhet pasur shumë kujdes. Por tani jemi në vitin 2022 dhe Kosova duhet të pozicionohet vetëm në ligjin e Kushtetutën e Kosovës dhe mbrojtjen e territorit tonë, për ti zbatuar ato edhe në veri dhe asgjë tjetër, pasi nëse dimë ta zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën dhe e luajmë si duhet lojën e funksionimit të shtetit, kuptohet me ndihmën Amerikane, Britaneze dhe Gjermane, vendi jon mundë ta shpëtoj veriun e Kosovës edhe pse nënshkrimet e marrëveshjet e dëmshme që i kishin bërë për të mbetur vetë në pushtet, si Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, janë barrë e rëndë kundër shtetit të Kosovës dhe për këtë prokuroria jonë një dit, kur të jetë prokurori e shtetit tonë që e mbron interesin e shtetit, duhet ti merr të gjitha këto marrëveshje për ti hetuar dhe trajtuar si tradhti ndaj shtetit të Kosovës, tradhti ndaj Shqiptarëve të Kosovës.

Rrezik si të të vetëm ndaj Kosovës paraqesin ish pushtetarët, politikanët, komandantë , e korruptuar që janë bërë multi milionerë, e të cilët veten e quajnë shqiptar por ideal e kanë vetëm paranë dhe pushtetin e sexin ! Jo rastësisht thonë se malin e pret bishti i sëpatës, e sa i përket AKI-së së Kosovës sot ajo është vetëm një instrument i mbushur nga ish njerëzit e SHIK- ut e mbushur me sekserë politik të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, por sidomos të PDK-së dhe nga njerëzit e krimit të organizuar. Kjo do të thotë së AKI nuk paraqet kurrfarë pengese apo rreziku për ndalimin apo pengimin e akteve terroriste të mundshme që i merr BIA Serbe në bashkëpunim me FSB Ruse kundër Kosovës. Kosova e vetme, sidomos pa ndihmën amerikane, gjermane e britaneze nuk mundë ti pengoj vetë aktet e mundshme terroriste të Serbisë dhe Rusisë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".