Gjenerali Deliq i dyshuar për vrasje të shqiptarëve raportohet se ka vdekur në Moskë

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 20:57
Gjenerali Deliq i dyshuar për vrasje të shqiptarëve raportohet se ka vdekur në Moskë

Nënkryetari i zgjedhur i Kuvendit, Bozhidar Deliq, ka vdekur pas një sëmundjeje “të gjatë dhe të rëndë”.

Agjencia e lajmeve Beta raportoi se Delic vdiq në Moskë, ku shkoi për trajtim mjekësor.

Ambasadori kosovar në Belgjikë, Agron Bajrami në rrjetin social Twitter tha se Deliq i shpëtoi drejtësisë pasi u mbrojtë prej vitesh nga Serbia.

“Bozhidar Delic, komandanti i një brigade ushtarake serbe përgjegjëse për vrasjen e shumë civilëve në luftën e #Kosovës – raportohet të ketë vdekur në Moskë. Ai i shpëtoi drejtësisë, prej vitesh mbrojtjeje nga #Serbia . Por kriminelët e tjerë të luftës jetojnë të lirë. Dhe viktimat kërkojnë drejtësi!”, shkroi Bajrami.

Deliq, i lindur në Gjakovë, edhe më parë ishte pjesë e Kuvendit të Serbisë. Disa herë përmes Partisë Radikale Serbe, të kriminelit të luftës, Vojslav Sheshel.

Bozhidar Deliq ishte pjesë e ushtrisë serbe edhe në luftërat mes Serbisë dhe republikave të tjera jugosllave. Mediat në Serbi përmendnin se ai ishte në fushëbetejë në Dubrovnik, gjatë luftës me Kroacinë.

Ai ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin kundër liderit famkeq serb, Sllobodan Millosheviq dhe gjeneralit serb Vladimir Lazareviq. Në 10 vitet e fundit, ai vuante nga kanceri dhe mediat kanë raportuar se ishte operuar 12 herë. Deliq vdiq dje, 66 vjeç.

(Kosova Sot Online)