Mustafa publikon fotografi të Ibrahim Rugovës me Hill e Petrisch: Kur Kosova kishte zot shtëpie, e shtëpinë plot miq
Në kohën kur Qeveria Kurti po akuzohet se po i mban larg aleatët e Kosovës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka publikuar një fotografi të Presidentit Ibrahim Rugova.
Në këtë fotografi shihen Rugova, ambasadori amerikan Christopher Hill dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch, me duar të bashkuara me njëri-tjetrin.
“Kur Kosova kishte zot shtëpie, e shtëpinë plot miq”, shkroi Mustafa.
https://www.facebook.com/besianm/posts/460015436000479
(Kosova Sot Online)