Me pak fjalë Lajçak tregon se çka foli me Presidenten Osmani dhe Escobar

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 22:13
Me pak fjalë Lajçak tregon se çka foli me Presidenten Osmani dhe Escobar

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar për diskutimin që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë takim u diskutua rëndësia e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës.

“Fillova sot misionin tim të përbashkët me DAS Escobar në Kosovë me një diskutim thelbësor me Presidentin @VjosaOsmaniPRKS . Ne folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës”, shkroi Lajcak.

Kujtojmë se në dy ditët e fundit, Escobar dhe Lajcak janë duke mbajtur takime me krerët e shtetit si dhe me liderët e opozitës.

(Kosova Sot Online)