BSPK-ja i viziton sot grevistët e çerdhes dhe të administratës komunale në Prishtinë

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 08:22
BSPK-ja i viziton sot grevistët e çerdhes dhe të administratës komunale në Prishtinë

Bashkimi i Pavarur i Sindikatave të Kosovës (BSPK) do të vizitojë sot grevistët të cilët po i mbështetë

Fillimisht  Anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, të shoqëruar nga anëtarët e Këshillave Greviste të Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së do të vizitojnë çerdhen “Yllkat”, në ditën e parë të Grevës së Përgjithshme, duke filluar nga ora 10:00.

E më pas nga ora 11:00 po të njëjtit do të vizitojnë grevistët e Administratës Komunale në Komunën e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)