Ra në kontakt me disa substanca kimike, burri pëson lëndime në vendin e punës

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 09:04
Ra në kontakt me disa substanca kimike, burri pëson lëndime në vendin e punës

Një burrë ka pësuar lëndime në pjesën e fytyrës pasi aksidentalisht ka rënë në kontakt me disa substanca kimike derisa ishte duke punuar.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajt.

Viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

(Kosova Sot Online)