Del fotoja e parë nga spitali, kështu duket Ibrahim Tatlises pas aksidentit

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 14:11
Del fotoja e parë nga spitali, kështu duket Ibrahim Tatlises pas aksidentit

Janë publikuar pamjet e para të artistit Ibrahim Tatlises në spital. Mediat turke raportojnë se artisti këndonte në spital ku u shtri pas një aksidenti trafiku në Bodrum.

Në Bodrum nga përplasja e minibusit dhe kamionit, në mesin e personave të lënduar ndodhej edhe artisti Tatlises.

Pasi mbeti i bllokuar në automjet këngëtari u dërgua në spital së bashku me të lënduarit e tjerë.

U raportua se arstisti pësoi lëndime në këmbë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. 

(Kosova Sot Online)