
Kapadaia në Deçan gjuan tetë herë me armë zjarri nga vetura e tij dhe ‘zhduket’

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr,.
Një rast i tillë ka ndodhur orët e para të mëngjesit së djeshëm në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person ka shtënë disa herë me armë zjarri.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një rojë i një autoservisi, i cili ka deklaruar se një person i panjohur teksa po lëvizte me veturën e tij, ka shtënë me armë disa herë dhe më pas është larguar.
Njësitet policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tetë gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast.
Ende nuk është identifikuar personi i dyshuar, mirëpo Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që sa më shpejt të bjerë në gjurmët e tij.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.
(Kosova Sot Online)