
Lexoni edhe:
Amerikanët e kanë opsionin e tyre për dokumentet, Vuçiq ka lëvizur për targat RKS, Kurti nuk lëshon pe pa e njohur Serbia Kosovën
Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, ka folur për grevën dhe raportin me Qeverinë, ndaj të cilës i kanë drejtuar kërkesat.
Sefaj thotë se greva po mbahet edhe nga shërbyesit civilë, të cilët punojnë në komunat që i drejton Lëvizja Vetëvendosje.
“Edhe në komunat ku është Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka punuar shërbimi civil…nuk mund të them me garancion 100 për qind”, thotë ai, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se, përkundër që nga Ministria e Financave u kërkua lista e grevistëve për t’ua pezulluar pagat, Qeverinë e Kosovës nuk e mendon autokratike.
Sefaj shton se greva që po e mbajnë shërbyesit civilë nuk është politike e as kundër partisë në pushtet.
“Greva nuk është politike. Nuk është kundër Qeverisë. Greva është për të drejtat tona”, ka thënë Sefaj.
Ai thotë se presin nga Kryeministri Albin Kurti që t’i realizojë premtimet që ua ka bërë gjatë fushatave zgjedhore.
(Kosova Sot Online)