Mustafi: Shqiptarët e Luginës u lanë anash në takimet me Escobarin e Lajçakun

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 21:05
Mustafi: Shqiptarët e Luginës u lanë anash në takimet me Escobarin e Lajçakun

Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Lugiinë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetur gjithmonë qeverinë e Kosovës për çështjen e reciprocitetit dhe se ata janë të gatshëm të participojnë në këtë çështje

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetur gjithmonë shqiptarët e Kosovës për çështjen e reciprocitetit me Serbinë.

Sa i përket mos-takimit të përfaqësuesve shqiptarë me emisarët perëndimor, Mustafi ka thënë se ata kanë mbetur anash në këto takime, mirëpo më e rëndësishme, përkatësisht më thelbësore do të ishte që të ishin pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Tutje Mustafi ka thënë se kjo ka ndodhur edhe për shkak të dy vendimeve që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe barrikadave që ishin vendosur në veri të vendit.

“Në kuadër të këtij procesi, shqiptaret e Luginës vazhdimisht kanë kërkuar që unë të jem pjesë e këtij procesi, por të shohim zgjedhjen përfundimtare”, ka përfunduar kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

(Kosova Sot Online)