Lexoni edhe:
Sa poshtë ka rënë ky vend, nën udhëheqjen e ish-politikanëve të shitur e të shantazhuar, me përfaqësues gjysmë-analfabet në parlament që janë gati ta shesin shtetin për interesin e vetë!
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbrëmë ka ndjekur koncertin e pianistit kosovar, Zakir Popaj, në Vjenë.
Popaj ka publikuar fotografi bashkë me emisarin pas koncertit në Palais Schönborn-Batthyány teksa për takimin me të thotë se “rasti është mbret i botës”.
Në Vjenë është duke qëndruar edhe I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që mbrëmë ishte pjesë e një diskutimi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE, veçse nuk dihet nëse edhe ai ka ndjekur koncertin e mbrëmshëm të kosovarit.
(Kosova Sot Online )