Sa poshtë ka rënë ky vend, nën udhëheqjen e ish-politikanëve të shitur e të shantazhuar, me përfaqësues gjysmë-analfabet në parlament që janë gati ta shesin shtetin për interesin e vetë!

Sa poshtë ka rënë ky vend, nën udhëheqjen e ish-politikanëve të shitur e të shantazhuar, me përfaqësues gjysmë-analfabet në parlament që janë gati ta shesin shtetin për interesin e vetë!

Gani Qarri

  • 26 August 2022 - 23:51

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

E gjithë kjo punë dhe angazhim i emisarëve të huaj, po bëhen në mënyrë që faktori kosovar, të paktën në këto momente me rëndësi, të jetë unik në qëndrime dhe mbështet qeverinë në veprimet e saj të drejta, për mbrojtjen e Kushtetutës e të tërësisë territoriale, si dhe ruajtjen e interesave të larta të shtetit, për ta shpëtuar Kosovën nga bosnjëzimi dhe ndarja, duke i lënë anash poenët politik dhe kritikat banale që nuk kanë asnjë efekt tjetër, përveç çuarjes së ujit me bollëk, në mulli të armikut më të përbetuar të Kosovës.

-Vet fakti se shërbëtori besnik i Vuçiqit kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati jugo-komunist Isa Mustafa, pa asnjë pengesë, protestë a kundërshtim spontan popullor, kryen aktet më të rënda tradhtare në historinë më të re të Kosovës, duke nënshkruar dy herë marrëveshjen kundër-kushtetuese për formimin e "zajednicës" dhe miratuar atë edhe në Kuvend me votat e deputetëve pa personalitet, flet më së miri se sa poshtë ka rënë ky vend, nën udhëheqjen e politikanëve të shitur e të shantazhuar dhe përfaqësuesve gjysmë analfabet në parlament, të cilëve u mungonte uni dhe votonin çdo gjë që u kërkonin shefat e tyre antishtetëror e antikombëtar, duke u bërë edhe vet pjesë thelbësore e kësaj tradhtie të madhe!

Madje sikur mos të mjaftonte ky akt i trisht antishtetëror e antikombëtar, që është edhe krimi më i madh politik në historinë më të re të vendit, i cili i hapi rrugën makaber, bosnjëzimit dhe ndarjes së Republikës së Kosovës”, përveç kuislingut Thaçi dhe renegatit Isa Mustafa që vazhdojnë tu qëndrojnë besnik nënshkrimeve të tyre të turpshme, edhe deputetët të cilët e kanë votuar "zajednicën" me kompetenca ekzekutive, duket se nuk janë penduar fare për rrezikun që me aktin e tyre antikombëtar i kanë sjellë ekzistencës dhe vazhdimësisë së shtetit, duke ia mbyllur me këtë ngrehinë të shpifur serbe, derën me "therra” Republikës së Kosovës.

Por përkundër të gjithave, udhëheqësit e inkriminuar të opozitës në vend se të reflektojnë për dëmet e pariparueshme që me politikën e tyre qorre, dhe krim të organizuar i kanë sjellë Kosovës, ndarja e tyre me pozitën aktuale dhe Qeverinë Kurti, ka shkuar deri atje, sa që të krijohet dilema se a do të mund të arrijnë edhe Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor e dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak, që të paktën në fazën përfundimtare e cila duket se po afrohet për dialogun Kosovë-Serbi, ti bashkojnë pozitën dhe opozitën.

E gjithë kjo punë dhe angazhim i emisarëve të huaj, po bëhen në mënyrë që faktori kosovar, të paktën në këto momente me rëndësi, të jetë unik në qëndrime dhe mbështet qeverinë në veprimet e saj të drejta, për mbrojtjen e Kushtetutës e të tërësisë territoriale, si dhe ruajtjen e interesave të larta të shtetit, për ta shpëtuar Kosovën nga bosnjëzimi dhe ndarja, duke i lënë anash poenët politik dhe kritikat banale që nuk kanë asnjë efekt tjetër, përveç çuarjes së ujit me bollëk, në mulli të armikut më të përbetuar të Kosovës.

Pikërisht për shkak të gjendjes së acaruar, vetëm pak ditë para zbatimit të reciprocitetit me Serbinë dhe largimit të targave ilegale, Escobar dhe Lajcak, për dy ditë të qëndrimit të tyre në Kosovë, kanë bashkëbiseduar me pozitën e opozitën dhe në të gjitha takimet temë kryesore, ka qenë dialogu me Serbinë, si dhe roli konstruktiv që kërkohet nga i gjithë spektri politik i vendit, në këtë proces të vështirë për Kosovën dhe përballjen e rëndë provokatore e luftënxitëse që vije pareshtur nga armiku më i madh i popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës, si Serbia fashiste. Prandaj, pas takimeve të ngjeshura të drejtuesve të shtetit dhe udhëheqësit e partive politike me dy emisarët ndërkombëtar për Kosovën, Kryeministri Kurti deklaroi se planifikon takime konsultative me të gjitha partitë opozitare në ditët e mbetura të gushtit, por nga urrejtja patologjike e shprehur publikisht në çdo formë e moment, nga udhëheqësit opozitar, kundër Kurtit dhe Qeverisë aktuale, vetëm trysnia e emisarit të SHBA-ve mund ti detyrojë partitë e inkriminuara opozitare, të marrin pjesë në takimin me kryeministrin, parti të cilat edhe në këtë gjendje, nuk e kanë hallin e Kosovës, siç nuk e kanë pasur asnjëherë, por përfitimet e veta personale dhe politike. Kështu që, përderisa çuditërisht, faktori i inkriminuar politik shqiptar, vazhdon të luftojë me çdo mjet për interesa banale duke përdorur taktikat më primitive elektorale, subjektet politike serbe, po dëshmohen shumë të mobilizuara dhe tërësisht të unifikuara në qëndrimet kundër Kosovës, madje edhe kuvendet komunale të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës së Verut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dalë me një deklaratë të përbashkët gjashtë pikëshe, përmes të cilës kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke mandatuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq “që të flasë në emër të tyre”!

Dhe e gjithë kjo, vjen vetëm pak kohë pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë dhe në konferencën e mbajtur për media, i cili me vendosmëri ripërsëriti edhe njëherë, se më 1 shtator, do të nisë largimi i targave ilegale dhe vihet në jetë, zbatimi i reciprocitetit për dokumentet e udhëtimit, me Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".