Ambasada italiane në Kosovë për marrëveshjen: Fitore për diplomacinë

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 11:40
Ambasada italiane në Kosovë për marrëveshjen: Fitore për diplomacinë

Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka uruar arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet.

Ambasada italiane, përmes një postimi në twitter, e ka quajtur fitore për diplomacinë dhe lirinë e lëvizjes.

“Një fitore për diplomacinë dhe për lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Le të vazhdojmë të punojmë për energjinë, targat e makinave, personat e zhdukur, e të tjera”, ka shkruar ambasada në twitter.

(Kosova Sot Online)