E rëndë: 28-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës në prani të fëmijëve të saj, konsumon mbidozë barnash dhe lëndon veten me thikë

  • G.G /
  • 28 August 2022 - 21:59
E rëndë: 28-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës në prani të fëmijëve të saj, konsumon mbidozë barnash dhe lëndon veten me thikë

E rëndë: 28-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës në prani të fëmijëve të saj, konsumon mbidozë barnash dhe lëndon veten me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 18:20 në Prizren, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi dyshohej se një grua ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë parë 28-vjeçaren e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë barnash si dhe i ka shkaktuar vetes lëndime trupore me thikë.

Gruaja e cila ishte me fëmijët e saj të mitur momentin kur aktin, është transferuar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit rajonal në Prizren dhe sipas burimeve, pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.

Ndërkohë është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur kutia me ilaçe të ndryshme dhe dy thika kuzhine të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

(Kosova Sot Online)