Çfarë bëri i dyshuari për dhunim, Ekrem Rexhepi ditën kur ndodhi krimi? (Video)

  • G.G /
  • 30 August 2022 - 10:06
Çfarë bëri i dyshuari për dhunim, Ekrem Rexhepi ditën kur ndodhi krimi? (Video)

Ekrem Rexhepi është i dyshuari parë që bashkë me vëllain e tre të tjerë dyshohet se kryen aktin çnjerëzor të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Ngjarja makabër dyshohet se filloi në parkun e lagjes Arbëria e më pas në disa lokacione tjera, bazuar në dosjen e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas Prokurorisë, “i pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturë) “PickUp” te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J. të cilët ndodhen në arrati, dhe të dëmtuarën.”

“Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S. ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”.

Automjeti i tipit Pick-Up, e cila përmendet në dosjen e Prokurorisë, është shfaqur në disa video të publikuara në platformën Tik-Tok nga i dyshuari, Ekrem Rexhepi.

https://www.tiktok.com/@ekremrexhepi269/video/7136270805075250437?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fsyri_kosova%2Flajme%2F406625%2Fcfare-beri-i-dyshuari-per-dhunim-ekrem-rexhepi-diten-kur-ndodhi-krimi-video%2F&referer_video_id=7136270805075250437&refer=embed&referer_url=https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/406625/cfare-beri-i-dyshuari-per-dhunim-ekrem-rexhepi-diten-kur-ndodhi-krimi-video/

Ai, ka publikuar një video duke ngasur këtë automjet edhe të shtunën, në ditën e ngjarjes së tmerrshme për të cilën po dyshohet.

Në platformën Tik-Tok, ekzistojnë edhe video të tjera të të dyshuarit me të njëjtin automjet.

Po ashtu, një video tjetër shfaq qindra euro në formë ‘cash’ të incizuara dhe të publikuara në Tik-Tok nga Ekrem Rexhepi.

https://www.tiktok.com/@ekremrexhepi269/video/7124022970489621766?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fsyri_kosova%2Flajme%2F406625%2Fcfare-beri-i-dyshuari-per-dhunim-ekrem-rexhepi-diten-kur-ndodhi-krimi-video%2F&referer_video_id=7124022970489621766&refer=embed&referer_url=https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/406625/cfare-beri-i-dyshuari-per-dhunim-ekrem-rexhepi-diten-kur-ndodhi-krimi-video/

(Kosova Sot Online)