Lushaku i Drenicës me fyerje në baza raciste kundër lojtarit brazilian, Gjilani ankohet në UEFA

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 12:05
Lushaku  i Drenicës me fyerje në baza raciste kundër lojtarit brazilian, Gjilani ankohet në UEFA

Në futbollin kosovar vazhdon të jetë prezent racizmi.

Futbollisti i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku ka qenë protagonist i ndeshjes ndërmjet ekipit të tij ndaj Gjilanit.

Kapiteni drenicas e ka fyer në fakt në baza raciste futbollistin e gjilanasve, Elton Cale.

Në një video të publikuar, shihet mbrojtësi drenicas duke e fyer futbollistin kundërshtar, me ç’rast një tifoz i reagoi atij duke e mbrojtur lojtarin brazilian.

Për këtë gjest aspak sportiv, Lushtaku është gjobitur nga klubi i tij me 400 euro.

Ndërsa, ndaj fyerjes raciste të tij ka reaguar edhe klubi i Gjilanit, i cili kërkon dënimin e Lushtakut, derisa ka treguar se për këtë është ankuar edhe në UEFA. 

(Kosova Sot Online )