Dalin emrat, kush janë 2 shqiptarët e arrestuar bashkë me bosin e kriptomonedhave turke

  • G.G /
  • 30 August 2022 - 13:40
Dalin emrat, kush janë 2 shqiptarët e arrestuar bashkë me bosin e kriptomonedhave turke

Ditën e sotme në Vlorë është arrestuar Faruk Fatih Ozer, 28 vjeç i shumëkërkuari ndërkombëtarisht për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Policia shqiptare në një njoftim për mediat tha se bashkë me të, ishin dhe dy shqiptarë nipi i Armand Dukës, Edevaldo Haxhiu, dhe Briken Shkëmbi, 36 vjec, banues në Tiranë.

Fatih ishte arratisur nga Turqia në prill të vitit 2021 dhe jetonte në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. Ai akuzohet se ka mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin. Ozer është larguar nga Turqia me 2 miliard dollar në kriptomonedha. Në Shqipëri ishte futur nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk. Ndërkohë përmes një postimi në Tëitter Ozer mohoi asokohe akuzat, ku theksonte se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh.

(Kosova Sot Online)