Familjari i të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares: “E nijmë vetën shumë keq, avokati na njoftoi për ngjarjen”

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 15:14
Familjari i të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares: “E nijmë vetën shumë keq, avokati na njoftoi për ngjarjen”

Një familjar i dy vëllezërve të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, (i cili kërkoi të mbetet anonim), ka thënë se familja ndihet shumë keq për ngjarjen që tronditi Kosovën. Teksa u deklarua shkurt, ai tha se për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, familja e vëllezërve të dyshuar u njoftua përmes avokatit.

Sipas familjarit, të dyshuarit Ekrem Rexhepi (26-vjeç) dhe vëllai i tij i mitur, nuk e kanë njoftuar asgjë familjen për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në të cilin dyshohet se janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.

“Tash janë në paraburgim. Shumë keq e kemi gjendjen, ne si familje e nijmë vetën shumë keq…Për rastin na ka njoftu avokati të dielën në mëngjes”, tha ky familjar të martën.

Katër persona ndodhën në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, si të dyshuar për dhunimin e një 11-vjeçareje të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Tre nga katër të dyshuarit janë të mitur.

Pas dy ditësh në arrati, personi i pestë i cili është identifikuar të hënën nga policia, sot po intervistohet në stacionin policor.

“Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, njoftoi policia.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për  Express se Ekrem Rexhepi ka aktakuza të ngritura për veprat penale “Dhunë në familje”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Vjedhja e pyllit”.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se për personin me inicialet E.R., pas verifikimit në data bazë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, figurojnë raste penale kundër tij në drejtim të veprave penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”, të parapara sipas KPRK-së, për të cilat raste Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuza dhe i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

Prokuroria në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj 26-vjeçarit, përshkruan sesi ka ndodhur dhunimi i së miturës.

“Përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria.

Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

(Kosova Sot Online)