Vëllai vret vëllanë dhe kunatën

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 17:32
Vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku vëllai ka qëlluar për vdekje me armë zjarri vëllanë dhe kunatën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti familjar.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në rrugën Islam Alla. Mësohet se krimi ndodhi brenda një agjencie turistike, ku trupat e pajetë ndodhen ende në skenën e krimit.

Fill pas krimit të rëndë autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

(Kosova Sot Online)