Babai vret me armë ish-të dashurin e të bijës pasi ai tentoi të hyjë me dhunë në banesën e tyre

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 19:15
Babai vret me armë ish-të dashurin e të bijës pasi ai tentoi të hyjë me dhunë në banesën e tyre

Tenton të hyjë me forcë në  banesën e ish të dashurës, vritet nga babai i saj i riu.

Kamerat e sigurisë kanë treguar momentin kur  një 22-vjeçari në Ohajo të Shteteve të Bashkuara u qëllua për vdekje ndërsa  tenton të hyjë me dhunë në shtëpinë e ish të dashurës.

Është babai i vajzës ai që vret me tre të shtëna pushke të riun Xhejms Rejëll, kur ky i fundit hap derën e drunjtë të shtëpisë së ish të dashurës pasi e godet disa herë me trup. Pas të shtënave, i riu përpiqet të largohet por bie në tokë vetëm pak metra larg derës. Rejëll humbi jetën nga të shtënat në shpatull dhe kurriz.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se i ati i vajzës e paralajmëroi të riun të mos hynte brenda pasi ishte i armatosur.

Ky fakt mund ta shpëtojë atë nga dënimi, pasi rasti mund të konsiderohet dhunim prone dhe të shtënat për vetëmbrojtje.

Ngjarja ndodhi më 31 Korrik, por publikimi i pamjeve të vrasjes këtë të martë, bëri që lajmi të bëjë xhiron e mediave botërore.

(Kosova Sot Online)