Demolli: 11-14 vjeçaret dhunohen më së shumti në Kosovë, në parqe, në parkignje, në sheshe…

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 18:41
Demolli: 11-14 vjeçaret dhunohen më së shumti në Kosovë, në parqe, në parkignje, në sheshe…

Aktivistja Luljeta Demolli ka thënë se dhunimet seksuale në Kosovë u ndodhin më së shumti vajzave nga 11 deri në 14 vjeç.

Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore tha se këto dhunime kryhen zakonisht në vende publike.

“Dhunimet seksuale ndodhin më së shumti tek vajzat 11-14 vjet. Është shumë e dhimbshme që ndodhin në këtë moshë dhe ndodhin në vende shumë publike, në parkingje, në parqe, në sheshe, në hymje”, tha Demolli.

“Dhe kemi apeluar te vajzat e reja që të na e thonë me kohë, që të merren dëshmi”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)