Dhunimi i 11-vjeçares/ Vëllai i Donjeta Pajazitajt kërkon arrestimin e gjyqtares Florije Zatriqi

  • G.G /
  • 31 August 2022 - 00:07
Dhunimi i 11-vjeçares/ Vëllai i Donjeta Pajazitajt kërkon arrestimin e gjyqtares Florije Zatriqi

Dhunimi i një 11-vjeçares nga pesë persona ka tronditur të gjithë vendin,.

Reagimet për këtë ngjarje të tmerrshme ishin të shumta, madje u organizua edhe protestë.

Së fundmi, për këtë ngjarje ka reaguar edhe Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitaj e cila u vra vvite më parë në mënyrë mizore.

Pajazitaj riktheu një deklaratë të gjyqtare Florije Zatriqi e cila kohë më parë mbronte një dhunues dhe shqiptoi dënim minimal për të.

“Ai (dhunuesi) kishte pasur sjellje korrekte, gjatë aktit viktima nuk kishte pësuar lëndime”, ishte shprehur gjyqtarja Florije Zatriqi.

Për këtë, ai kërkoi arrestimin dhe dënimin e kësaj gjyqtare së bashku me dhunuesit.

Postimi i plotë

Nëse osht dikush që duhet me u dënu për dhunë atëherë kjo do të duhej të arrestohej bashkë me dhunuesit dhe të dënohej sipas ligjit

Nëse do të kishte #Drejtësi

(Kosova Sot Online)