Qëllohet me armë zjarri drejt banesës, brenda ndodhej një 19-vjeçar

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 18:45
Qëllohet me armë zjarri drejt banesës, brenda ndodhej një 19-vjeçar

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të banesës ku ndodhej një 19-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij L. K., 19 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)