'Mos ki frikë, ti nuk je vetëm'/ Përdhunimi i 11 vjeçares në Kosovë, qytetarët e Tiranës në protestë

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 19:44
'Mos ki frikë, ti nuk je vetëm'/ Përdhunimi i 11 vjeçares në Kosovë, qytetarët e Tiranës në protestë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, pas ngjarjes tronditëse ku 11 vjeçarja në Kosovë u përdhunua nga 5 persona. Të rinj, fëmijë e shumë figura të njohura i janë bashkuar kësaj proteste.

Ngjarja e trishtë ndodhi të shtunën e shkuar, ku një e mitur u përdhunua për 7 orë rresht nga 5 persona.

Bazuar në deklaratën e së miturës, pasi ka përfunduar njëri, ka filluar një person tjetër ta përdhunojë.

Për 11-vjeçaren tmerri nuk përfundoi aty, derisa po kthehej në shtëpi, një person tjetër ka ndaluar dhe një tjetër e ka marrë me forcë në makinë.

(Kosova Sot Online)