Halimi: Sot, Kosova është në kolaps

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 22:40
Halimi: Sot, Kosova është në kolaps

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka kritikuar Qeverinë Kurti.

“Partia në pushtet së fundmi është pajisur edhe me disa ‘certifikata’ – atë të qasjes autokratike ndaj kërkesave të sindikalistëve grevistë; e deri te dështimi në energji”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

‘Letërnjoftimi’ më identifikues i partisë në pushtet është ai i paaftësisë, dështimit për t’u përballë me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë.

Partia në pushtet së fundmi është pajisur edhe me disa ‘certifikata’ – atë të qasjes autokratike ndaj kërkesave të sindikalistëve grevistë; e deri te dështimi në energji.

E me gjithë këto ‘certifikata’ dështimesh të njëpasnjëshme, kjo qeveri është shembulli i mosqeverisjes por i ‘aftësisë’ për të propaganduar, kërcënuar e linçuar, mbase të vetmën që dijnë ta bëjnë!

Nga një qasje e tillë, sot Kosova është në kolaps – me blloqe që bien njëra pas tjetrës; me ekonomi të ngulfatur nga investimet e bllokuara. E fatkeqësisht, këtë po e paguajnë çdo ditë qytetarët, me mirëqenien e tyre, me vështirësim në skajshmëri të jetës së tyre të përditshme!

(Kosova Sot Online)