Rama: E kundërligjshme kërkesa e qeverisë për t’i nxjerrë mësimdhënësit grevistë nga lista e pagave

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 22:16
Rama: E kundërligjshme kërkesa e qeverisë për t’i nxjerrë mësimdhënësit grevistë nga lista e pagave

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se është e drejtë e institucioneve arsimore dhe e administratës që të vihen në grevë.

Andaj, sipas Ramës, kërkesa e qeverisë për t’i nxjerrë nga lista e pagave mësimdhënësit grevistë, është e kundërligjshme.

“Kërkesa e Qeverisë së Kosovës bërë Drejtorive Komunale të Arsimit për t’ua nisur listat e mësimdhënësve grevistë, që t’i nxjerrë ata nga lista e pagave, është e kundërligjshme. Por është e drejtë legjitime e qeverisë që mësimdhënësit t’i nënshtrojë në testin e rivlerësimit, proces ky që duhet të ishte ndërmarrë që moti”, ka shkruar Rama në facebook.

Rama ka këshilluar të mos ndërpritet dialogu në mes të qeverisë dhe sindikatave dhe të gjendet një kompromis.

(Kosova Sot Online)