Tërnava inspekton punimet në Xhaminë Qendrore, publikohen pamjet nga vendpunishtja

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 16:31
Tërnava inspekton punimet në Xhaminë Qendrore, publikohen pamjet nga vendpunishtja

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Myftiu Naim Tërnava ka inspektuar sot punimet që po bëhen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Sipas BIK, punimet po zhvillohen me një instensitet të shtuar.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava, ka inspektuar sot punimet në xhaminë qendrore në Prishtinë.  Ai pa nga afër fazën aktuale ku po zhvillohen punimet me një intensitet të shtuar. Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me punën që po zhvillohet për ngritjen e kësaj xhamie për nevojat e besimtarëve”, thuhet në njoftimin e BIK.

(Kosova Sot Online)