Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 15:49
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme  në via Corridoni në Firence, rreth orës 19:00.

Një 65-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ende i paidentifikuar është shtruar në spital pasi u përplasën nga një makinë teksa ndodhshin në trotuar.

Të plagosur kanë mbetur edhe shoferi i makinës dhe pasagjeri.

Të dy këmbësorët e goditur u dërguan me urgjencë në spital ku fatkeqësiht 65-vjeçari me origjinë shqiptare, humbi jetën.

I plagosuri tjetër, i cili ende nuk është identifikuar, ka pësuar një politraumë.

Në vendngjarje mbërritën punonjësit e shëndetësisë edhe zjarrfikësit, të cilët liruan dy personat e bllokuar brenda makinës, ndërsa nga informacionet e para dyshohet se makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur këmbësorët.

(Kosova Sot Online)