Plas sherri në aeroplan, dy mërgimtarë kapen keq sapo arrijnë nga Baseli në Prishtinë

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 16:43
Plas sherri në aeroplan, dy mërgimtarë kapen keq sapo arrijnë nga Baseli në Prishtinë

Në një video të publikuar sot në media, dëgjohet se si dy mërgimtarë të cilët kishin udhëtuar nga Baseli për në Prishtinë, përplasen mes vete sapo aeroplani zbret në aeroportin “Adem Jashari”.

Siç raportohet, arsyeja e zënkës ka qenë radha për të zbritur, pra njëri nga ta ka kërkuar që të zbres i pari për shkaqe shëndetësore.

Ata pas një diskutimi të shkurtër edhe janë sharë mes vete, derisa nga kabina e pilotëve është bërë thirrje për qetësi.

(Kosova Sot Online)