Salihu për grevën në arsim: Ekziston rreziku që prindërit kanë m’u shty m’u mobilizu vetë

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 18:09
Salihu për grevën në arsim: Ekziston rreziku që prindërit kanë m’u shty m’u mobilizu vetë

Labinot Salihu nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka thënë se greva në arsim krijon “rrezikun që prindërit kanë mu shty mu mobilizu vetë”.

“Me i marr e me i çu fminë në shkollë edhe me i mësu, ose me gjetë formë alternative, sepse fëmijët nuk munden me vazhdu me nejt 2 muj në shpi as 3 muj”, tha Salihu.

Ndaj kësaj deklarate reagoi Luljeta Boshnjaku nga sBASHK-u, e cila ia përmendi kohën e pandemisë, kur prindërit kërkonin hapjen e shkollave.

“Mdoket paske harru kur ishte pandemia, prindërit kërkonin që të çelen shkollat, sepse na spo  mujna me i mësu fminë te shpia”, tha Boshnjaku.

(Kosova Sot Online)