Rama: Hapsirat publike në Prishtinë tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 19:10
Rama: Hapsirat publike në Prishtinë tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave

Hapësirat publike në kreqytet shumë shpejt do të vëzhgohen nga kamerat, kështu bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se sot u nënshkrua marrëveshja me Policinë për vendosjen e sistemit të kamerave.

“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot” – tha Rama.

Ai theksoi se së bashku me organet e rendit do të realizojnë aktivitete të përbashkëta për sigurinë në kryeqytet.

“Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit” – theksoi ai.

(Kosova Sot Online)