U qëlluan me armë, policët në Vlorë lëviznin me makinë me xhama të zinj

  • S.A /
  • 03 September 2022 - 09:10
 U qëlluan me armë, policët në Vlorë lëviznin me makinë me xhama të zinj

2 efektivët e policisë Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj ndaj të cilëve u qëllua me armë në Vlorë jashtë orarit të punës lëviznin me makinë me xhama të zinj.

Të dy policët sapo kishin dalë nga palestra dhe po lëviznin në lagjen Partizani më një mjet tip Audi. Ata ishin jashtë orarit të shërbimit.

Një makinë tip Volkswagen iu është afruar nga anash, ndërsa dy policët thonë se e kanë parakaluar.

Sipas detajeve nga dëshmia e tyre një person në makinën tjetër ka nxjerrë pistoletën nga dritarja ka qëlluar në drejtim të tyre.

Shkak i të shtënave dyshohet se ka qenë pikërisht parakalimi, pasi autorët kanë menduar mund t’u bëhej atentat dhe për pasojë kanë qëlluar në drejtim të policëve. Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka kapur efektivët.

(Kosova Sot Online )