Albulena Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 11:55
Albulena Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas janë arrestuar edhe gjashtë persona për rastin e 11-vjeçares, të cilët dyshohen se trafikuan dhe e dhunuan atë gjatë muajit qershor.

Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë themelore në Prishtinë.

“Pse nuk vepronte Prokuroria Themelore në Prishtinë në muajin qershor? Pse nuk u arrestuan asokohe personat e dyshuar? Pse dy muaj me vonesë?”, ka shkruar Haxhiu.

“Më e pakta që do të duhej të ndodhte është dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar ne rastin në muajin qershor”, shtoi ajo.

“Pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera”.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/623287492498315

(Kosova Sot Online)