Kurti dhe Haxhiu akuzuan gjyqtarët – të cilët sot i drejtohen opinionit

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 08:16
Kurti dhe Haxhiu akuzuan gjyqtarët – të cilët sot i drejtohen opinionit

Këshilli Gjyësor i Kosovës (KGJK), ka thirrur konferencë për media.

Adresimi para opinionit do të nis në ora 10:30.Vjen në një kohë kur KGJK po merr akuza nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kurti ka thënë se “janë 200 gjyqtarë që kanë dhënie ndëshkime me gjobë për rastet e dhunës seksuale”.

Ai ka thënë se sistemi i drejtësisë po i injoron rastet e dhunës seksuale, por edhe rastet të tjera.

“S’po jepen dënimë meritore”, ka thënë Kurti.

Ai bashkë me ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu dorëzuan të dielën në Kuvend dosjen e vettingut.

Në zyre i ka pritur kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili tha se “vettingu është domosdoshmëri”. 

(Kosova Sot Online)