Bislimi e Nagavci mbërrijnë në Bujanoc, nis takimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 11:32
Bislimi e Nagavci mbërrijnë në Bujanoc, nis takimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë nisur vizitën në Luginën e Preshevës.

Ndalesa e parë e tyre është në Komunën e Bujanocit, ku janë pritur në takim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Më pas ata do të kenë një takim me deputetin Shaip Kamberi dhe me krerët e Komunës së Bujanocit.

Bislimi dhe Nagavci vizitën e tyre do ta vazhdojnë edhe në Komunën e Preshevës dhe do ta vizitojnë një shkollë fillore në Tërnoc.

(Kosova Sot Online)