Nagavci: Jemi të lumtur që tekstet shkollore i kemi sjell në Luginë

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 17:01
Nagavci: Jemi të lumtur që tekstet shkollore i kemi sjell në Luginë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur e lumtur që kanë dërguar në Luginën e Preshevës tekstet shkollore.

“Është kënaqësi që të jem sot në Preshevë, është vizita e dytë zyrtare që bëj këtu, ne kemi parë nga afër sfidat me të cilën fëmijët shqiptarë ballafaqohen me mungesën e teksteve mësimore, jemi shumë të lumtur që kemi sjellur tekstet shkollore për të gjithë nxënësit shqiptarë nga klasa e parë deri në klasën e tetë”, tha ajo.

Nagavci tha se pavarësisht kësaj janë të shqetësuar që nxënësit e shkollave të mesme përballen akoma me mungesë të librave.

“E kemi kuptuar sërish me shqetësim se nxënësit e shkollave së mesme vazhdojnë të ballafaqohen me sfida sa i përketë mnungesës së teksteve, gjithsesi bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tutje dhe jemi të lumtur të shohim nga afër punën e mirë që bëhet në shkolla, të shohim entuziazmin dhe gëzimin e nxënësve dhe presim që të kemi bashkëpunime në fushën e arsimit dhe jo vetëm edhe në të ardhmenKënaqësi dhe falenderime për të gjithë ata me të cilët realizuam takime dhe që jam e bindur që është në fillimet e bashkëpunimeve tona edhe për të ardhmen”, u shpreh tutje ajo

(Kosova Sot Online)