Rrahman Jasharaj: Nuk jam pasuruar, djali im punon te një dajë i tij me rrethoja, vajzën s’ma pranuan as referente

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 20:24
Rrahman Jasharaj: Nuk jam pasuruar, djali im punon te një dajë i tij me rrethoja, vajzën s’ma pranuan as referente

Kryetari i shumëpërfolur i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se pasuria e tij nuk ka ndryshuar shumë, përkundër peshës së tij si figurë publike.

Ai ka thënë se nxënësit e tij mund ta dijnë se jeta e tij ka ndryshuar shumë pak që nga paslufta. Jasharaj, duke iu përgjigjur akuzave, ka thënë se po të ishte i afërt me partitë politike, fëmijët e tij do të ishin tashmë në punë

“Jetën që ma kanë njoftë edhe nxënësit tjerë ka ndryshuar shumë pak. Gjendja ime ka ndryshuar pak. Po të kisha qenë i afërt me PDK-në, AAK-në dhe të tjerët, fëmijët e mi do të ishin në punë”, ka thënë ai.

Jasharaj ka dhënë sqarime për punët që bëjnë fëmijët e tij, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk punon në sektorin publik.

“Fëmijët e mi nuk punojnë në punë të shtetit. Djali im punon te një dajë i saj me rrethoja. Vajzën time, me të cilën krenohem me të, nuk e kanë pranuar as referente. Një shok i imi e mori, jo pse kishte mundësi aq të mëdha, por aty punon dhe e ka një pagë modeste”, ka sqaruar Jasharaj.

“I kam dy paga, një të mësuesit dhe një të SBASHK-ut, njërën e kam kredi dhe kam ndërtuar edhe një dhomëz. Po të isha milioner, do të bëja një jetë krejt tjetër. Jam ky që jam, jam mësuar të jetoj pa pasuri”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot Online)