Deputeti i VV-së e quan Jasharajn matrapaz e analfabet

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 20:13
Deputeti i VV-së e quan Jasharajn matrapaz e analfabet

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, e ka quajtur Rrahman Jasharajn e SBASHK-ut 'analfabet dhe matrapaz'.

Basha ka shkruar se "kurrë s’kanë me arritë me rahabilitu një analfabet dhe dashakeq që për pare o n’gjendje m’i dështu qindra mijëra fëmijë! Një qasje e tillë mundet me ardh veq prej një matrapazi, se s’ka mundësi m’i lanë fëmijët pa shkollë...".
Postimi i plotë i tij pa ndèrhyrje:

Kurrë s’kanë me arritë me rahabilitu një analfabet dhe dashakeq që për pare o n’gjendje m’i dështu qindra mijëra fëmijë! Një qasje e tillë mundet me ardh veq prej një matrapazi, se s’ka mundësi m’i lanë fëmijët pa shkollë duke e ditë që brenda 18 muajsh nga kjo Qeveri (lexone):
?Janë marrë për bazë të gjitha kërkesat e sindikatave për Projektligjin e ri për paga.
? Janë ndarë nga 50€ për 4 muaj për tejkalimin e krizës me inflacionin. 
? Janë ndarë 1.7 milionë euro për rreth 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda. 
? Janë ndarë gjithashtu mjete për 1,600 mësimdhënësit ‘tepricë’, ndërkohë për vitin 2023 tashmë janë planifikuar që të ju ruhen normat 2209 punëtorëve të arsimit. 
?Janë punësuar 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.
?Në vitin 2023, do të punësohen 300 asistentë tjerë, për të cilët tashmë është planifikuar buxheti.
?Janë eliminuar padrejtësitë e shumë punonjësve të sektorit të arsimit si biblotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar.
?Eshtë impelementuar mësimit dual në 4 profile, kuzhinier, asistent i restorantit, floktar dhe murator.
? Është publikuar udhëzimi administrativ për normativin e përgjithshëm që rregullon statusin e mësimdhënësve në marrëveshje punë mbi 10 vjeçare.
?Janë ngritur koeficientët në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollave. 
?Janë eliminuar padrejtësitë e shumë punonjësve të sektorit të arsimit si biblotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar në raport me ligjin e kaluar.
?Dhe pas krejt kësaj pune e përkushtimi, del ky frankfurti thotë i dua vetëm 100€ edhe nëse mbesin fëmijët pa shkolla! Kjo sepse ky as s’di as si ka prioritet këto investime, sepse tipi njeh veq paren. Kush o ai që m’bind se ky njeri is do t’mirën këtij vendi, sepse kur po shoh që disa njerëz i dinë krejt këto fakte dhe prapë po ia mbajnë zhagin këtij matrapazi , kjo tregon që nuk e kanë për mësuesit -se për fëmijët hiç e hiç - por po i japin matrapazit ‘zemër’ që mos rasisht po e kthejnë opinionin publik që me rrëzu Kurtit. Mjerë edukatorët se kush i përfaqëson!!! 
Me vjell ?
P.S. Asnjëherë, në asnjë moment nuk arsyetohet asnjë sulm ndaj Rrahman Jasharit. Dhuna është vepër penale! Nëse dikujt nuk i pëlqen, krejt cka mundemi është me përdorë fjalë e jo dhunë, sepse ai e ka një pozitë në sindikatë dhe atë pozitë munden me ia marrë veq ata që ia kanë dhanë, pra vet edukatorët.

(Kosova Sot Online)