Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 07:54
Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë

Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Departamentit Special të Gjykatës Themelore dhe atij të Apelit në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Aleanca Franceze e Prishtinës fillon me sesionin e ri ku do të hap dyert për vizitorët. (Aleacna Franceze, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 58. (Hoteli Grand, ora 12:30)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. (Kabineti i kryetarit, ora 12:30)

Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet në oborrin e Qendres Klinike Universitare të Kosovës. (QKUK, ora 13:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Grupin e Miqësisë Lituani- Ballkan Përendimor të Parlamentit të Republikës së Lituanisë. (Kabineti i kryetarit, ora 13:45)

Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Përendimor i Parlamentit të Republikës së Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, do të takohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C301, ora 14:35)

Kryesuesja e Komisionit të Lituanisë, Laima Andrikienė dhe zëvendëskryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Lituani Halil Thaçi mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 15:20)

Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Përendimor i Parlamentit të Republikës së Lituanisë takohe me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Republikës se Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C301, ora 15:35)

Kryesuesja e Komisionit të Lituanisë, Laima Andrikienė dhe zëvendëskryetar i Komisionit Xhavit Haliti mbajnë konferencë e përbashkët për shtyp. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:20)

Partia Guxo, si një parti e re në skenen politike kosovare mban kuvendin e I-rë zgjedhor dhe konstituiv të organeve të Partisë dhe statutit të Partisë. (Hotel Emerald, ora 17:00)

(Kosova Sot Online)