Zbardhet vrasja e kosovarit në Itali për borxhin prej 50 mijë eurosh, autori e qëlloi me plumb në kokë më pas i dogji trupin

  • 07 September 2022 - 09:53
Zbardhet vrasja e kosovarit në Itali për borxhin prej 50 mijë eurosh, autori e qëlloi me plumb në kokë më pas i dogji trupin

Nexhat Rama është shqiptari nga Kosova i cili u ekzekutua në Itali. Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga dinamika e ngjarjes që i mori jetën 40 vjeçarit nga Kosova.

“Nexhat Rama është vrarë nga pas. Autori e ka qëlluar të paktën me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen. Më pas ka vendosur trupin në makinë duke e marrë atë në fshat për t’i vënë më pas zjarrin”, kjo duket se ka qenë dinamika e vrasjes së shqiptarit nga Kosova Nexhat Rama.

Autori i vrasjes së Ramës është 53-vjeçari Cristiano Mossali, mekanik në zonën e Palazzolo.

Sipas hetuesve shkak i kësaj vrasjeje është bërë një borxh që viktima nuk ia kishte shlyer 53-vjeçarit, një borxh prej 50 000 euro.

Por më tej thuhet se kishte dyshime se vrasja ishte përrlogaritur deri në detaje, duke mos përjashtuar mundësitë e një konflikti më të madh mes palëve më herët pasi autori i vrasjes në ditën e ngjarjes u kishte thënë punonjësve që të qëndronin në shtëpi. Gjithashtu gruas dhe djalit u kishte thënë që ta mbulonin në rast se do të vinin karabinierit, për t’i thënë se kishin qenë në drekë bashkë nëse do të kërkonin informacion. Ndërsa djalit do t’i kërkonte ndihmë për të formatuar kamerat që të mos mbetej më asnjë gjurmë.

(Kosova Sot online)