Naim Miftari: Kujdes Kosovë, Hashim Thaçi nuk është sjellë rastësisht në krye të UÇK-së

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 10:23
Naim Miftari: Kujdes Kosovë, Hashim Thaçi nuk është sjellë rastësisht në krye të UÇK-së

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka pralajmëruar që Kosova të ketë kujdes nga iniciativat franceze për Kosovën.

Sipas tij, Serbia është aleat i tyre shekullor, prandaj shton se, nuk është i rastësishëm as ardhja e Hashim Thaçit në krye të UÇK-së.

Miftari shkrun se as vendosja e KFOR-it francez në Mitrovicë nuk ishte i rasësishëm, andaj edhe problemet me veriun që i ka Kosova, sipas tij, janë merita të DGSE-s franceze.

Postimi i plotë:

Kujdes Kosovë.

Kosova duhet patur shumë kujdes dhe rezervë nga iniciativat franceze për Kosoven, karshi aleatit të tyre shekullor Serbisë.

Nuk ishte sjellë në krye të UÇK-së dhe në pushtet pas luftës rastësisht agjenti francez, Hashim Thaçi me ndihmën e shërbimit sekret Francez DGSE, dhe të shtetit serb, dhe që nuk ishte i rastësishëm as vendosja e KFOR-it francez në Mitrovicë, në veriun e Kosovës!

Problemet që edhe sot i kanë qeveritë e Kosoves me sundimin e ligjit në veriun e vendit, janë shumica merita të DGSE shërbimit sekret të shtetit Francez, aleatit të tyre kryesor pro serb në Europë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".