SBASHK-u me ‘përforcime’ nga Tirana e Shkupi, këta janë dy sindikalistët që do t’u vijnë

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 15:49
SBASHK-u me ‘përforcime’ nga Tirana e Shkupi, këta janë dy sindikalistët që do t’u vijnë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës nesër do të mbajë një konferencë për media lidhur me grevën në arsim.

SBASHK ka njoftuar se në konferencën e nesërme do të jenë të pranishëm edhe Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqiperisë Nevrus Kaptelli dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore Tafa Ameti.

“Te nderuara medie. Jeni te ftuar ne nje konference per media, neser ne ora 11, ne zyret e SBASHK-ut lidhur me gjendjen e greves. Po ashtu ne kete konference do te jene prezent edhe kryetari i Sindikates se Pavarur te Arsimit  te Shqiperise (SPASH) z.Nevrus Kaptelli si dhe nenkryetari i Sindikates se Arsimit te Maqedonise Veriore (SONK) z.Tafa Ameti”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)