Me ligjin e ri, nëse aprovohet, kaq do të paguhet drejtori i shkollës fillore dhe të mesmes

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 09:41
Me ligjin e ri, nëse aprovohet, kaq do të paguhet drejtori i shkollës fillore dhe të mesmes

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Jetmire Vrenezi ka publikuar një tabelë ku shihen pagat që pritet t’i marrin sektori i arsimit në Kosovë, pas aprovimit të Ligjit të Pagave.

Deri 768 euro do të shkon paga më e lartë në sektorin e arsimit.

Sipas tabelës së publikuar nga ajo paga e drejtorit të shkollës fillore do të jetë 744 euro, kurse e drejtorëve të shkollave të mesme do të jetë 468 euro.

Ajo ka thënë se paga e një mësimdhënësi të shkollës fillore do të jetë 672 euro, kurse e mësimdhënësve të shkollave të mesme 696 euro, ndërs e mësimdhënësve të institucioneve parashkollore do të jetë 624 euro.

(Kosova Sot Online)