Lexoni edhe:
Gola i VV-së thotë se Pirro i sakrifikoi ushtarët, ndërsa sindikata e arsimit fëmijët
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në syrin e tyre, pra të Lëvizjes Vetëvendosje, largimi i deputetes Doarsa Kica-Xhelili mund të cilësohet edhe si “tradhëti”.
Madje ai mendon se largimi i saj nuk do të jetë rasti i fundit.
Gola i VV-së thotë se Pirro i sakrifikoi ushtarët, ndërsa sindikata e arsimit fëmijëtLexoni edhe:
Por thotë se është mirë të përmbyllet mandati i deputetit në partinë përmes të cilës e ka fituar mandatin.
“Besoj që nuk është as e para e e as e fundit, këso kalime ka pas e ka me pas gjithmonë. Por do të ishte mirë që me mujt me pas mundësi me prit që qat vullnet qytetar që e merr prej një subjekti politk, me e përmbyll si proces…por jo me shku vullnetin qytetar të një subjekti politik me bart te subjekti tjetër politik, sepse pak a shumë në syrin tonë paraqitet si tradhëti”, tha ai.
Largimi i Doarsa Kica-Xhelilit nga Lista Guxo ka ngjallur reagime të shumta.
Nuk dihet e ardhmja e saj politike, por është raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë destinacioni i ardhshëm i deputetes.
(Kosova Sot Online)