Mbretëresha Elizabeta II nën përkujdesje mjekësore, Pallati Mbretëror njofton për gjendjen e saj

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 14:31
Mbretëresha Elizabeta II nën përkujdesje mjekësore, Pallati Mbretëror njofton për gjendjen e saj

Pallati mbretëror i Britanisë së Madhe ka njoftuar se Mbretëresha Elizabeta II aktualisht është nën përkujdesje mjekësore.

Sipas një njfotimi të Pallatit Mbretëror, mjekët kanë rekomanduar që ajo të ketë mbikqëyrje mjekësore dhe aktualisht ndodhet në Kështjellën e saj në Skoci.

“Pas vlerësimeve të mëtejshme këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha wshtw rehat dhe gjendet në Balmoral”, thuhet në njoftim.

Mbretëresha Elizabeta II aktualisht është 96 vjeçare.

(Kosova Sot Online)