Alarmon Tërmkolli: Po nuk filloi mësimi këtë të hënë Kosova futet në ujëra të turbullta

  • E.K /
  • 10 September 2022 - 15:46
Alarmon Tërmkolli: Po nuk filloi mësimi këtë të hënë Kosova futet në ujëra të turbullta

Melihate Tërmkolli përmes një postimi në facebook i është drejtuar Qeverisë duke u thënë po nuk filloi mësimi këtë të hënë Kosova futet në ujëra të turbullta, shkruan syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

Boll me arrogancë, boll me grevë, boll me drama!
Dramat, dramatizimet e viktimizimet personale me grevën në arsim duhet të ndalen.
Kur vëhet në lojë jeta dhe prosperiteti i fëmijëve, e ardhmja e tyre, nuk ka heronj, ka vetëm antiheronj. Viktima janë fëmijët tanë.
Një udhëheqje e shkërmoqur e Sindikatës së Arsimit dhe një Qeveri kapricioze e arrogante, e paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e saj, nuk mund t’i sakrifikojnë më tutje fëmijët në “luftën” e tyre, për interesat e tyre. Zhvillimi i procesit mësimor e arsimor është në radhë të parë detyrë e Qeverisë, MASHT-it.
Në situatën në të cilën gjendemi, mbase është koha që vetë mësuesit e profesorët të gjejnë modalitete për ta detyruar Qeverinë që të plotësojë kërkesat e tyre dhe të merret seriozisht me çështjen e arsimit, pa dëmtuar fëmijët.
Po nuk filloi mësimi nga kjo e Hane, vendi mund të futet në ujëra të turbullta nga të cilat vështirë mund të dilet pastaj.

(Kosova Sot Online)