“Sulmet kibernetike ndaj Kosovës e Shqipërisë po vijnë nga shumë shtete përfshirë Rusinë”

  • E.K /
  • 10 September 2022 - 17:38
“Sulmet kibernetike ndaj Kosovës e Shqipërisë po vijnë nga shumë shtete përfshirë Rusinë”

Eksperti i sigurisë Fabian Zhilla thotë se sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në Shqipëri është një sulm i koordinuar nga më shumë se një shtet.

Në një intervistë Zhilla u shpreh se ekspertë shqiptarë kanë vërtetuar se serveri që mban informacionin gjendet në Rusi.

“Nuk është vetëm Shqipëria në fokusin e sulmeve, është edhe Kosova. Ekspertë shqiptarë kanë vërtetuar se serveri që mban informacionin gjendet në Rusi. Pra, kemi një sulm të koordinuar me shërbimet sekrete ruse”, tha eksperti.

Sipas tij, situata është kritika dhe do një përgjigje emergjente dhe të koordinuar.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

(Kosova Sot Online)