Gjukanoviq njofton se u takua me Osmanin: Biseduam për çështjet bilaterale dhe situatën në rajon

  • E.K /
  • 12 September 2022 - 11:31
Gjukanoviq njofton se u takua me Osmanin: Biseduam për çështjet bilaterale dhe situatën në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Slloveni me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar ky i fundit.

Gjukanoviq shkroi në Twitter se me Osmanin diskutuan për çështjet bilaterale dhe situatën në rajon.

“Bisedë me presidenten Vjosa Osmani për çështjet bilaterale dhe zhvillimin e situatës në rajon. Mali i Zi dhe Kosova janë të vendosur në parimet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit”, shkruan presidenti malazez.

Osmani dhe Gjukanoviq do të marrin pjesë sot në takimin e liderëve të rajonit në kuadër të Procesit të Brdo-Brionit.

(Kosova Sot Online)