Kosova e ka çelësin e marrëveshjes me Serbinë, nuk ka kompromis me sovranitetin e shtetit

Kosova e ka çelësin e marrëveshjes me Serbinë, nuk ka kompromis me sovranitetin e shtetit
Kosova e ka çelësin e marrëveshjes me Serbinë, nuk ka kompromis me sovranitetin e shtetit

Arsim Aziri

  • 12 September 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI: Arsim Aziri

Fakti që diplomacia ndërkombëtare, figurat e larta diplomatike nga vendet me ndikim që janë këqyr në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për ndërmjetësim në arritjen e një marrëveshje ligjërish të detyrueshme, pranueshme dhe zbatueshme për të dyja palët , po e nisin agjendën e takimeve konsultative me pikënisje nga Prishtine, flet se ma në fund Republika e Kosovës po njihet dhe që të faktorizohet si subjekt kryesor pa pëlqimin e të cilit nuk ka zgjidhje të realizueshme sepse institucionet e këtij shteti nuk do të pranojnë në asnjë rast një formulë të imponuar sikur ka ndodhur në shumë raste gjatë qeverisjeve të mandatit të kaluar.

-Nuk ka asnjë dilemë që faktori ndërkombëtar po i kthehet Kosovës dhe kryefjalës së qeverisë së zgjedhur me votën e këtij populli, e cila qeveri e ka besimin dhe bekimin për ti dhënë zgjidhje edhe procesit të dialogut me Serbinë, pa synim të sovranitetit dhe integritetit të shtetit, për njohje dhe pajtim mes dy vendeve në procesin e rrugëtimit më të shpet për integrim në BE. në procesin e intensifikimit të dialogut me Serbinë, për herë të parë ndërmjetësuesit në këtë proces, vijnë në Prishtinë i marrin mesazhet konkrete dhe aterojnë për në Beograd te Aleksandër Vuçiqi, për të ja përcjell qëndrimin e Prishtinës i cili tash e tutje do të jetë bazamenti i zgjidhjes së çështjeve të hapura, drejtë marrëveshjes finale.

Deomos duhet theksuar se në këtë ndërrim të kohores politike dhe diplomatike kanë ndikuar pikërisht zhvillimet e fundit në raportet Kosovë Serbi, marrëveshja për dokumentet e udhëtimit dhe targat, që më në fund Prishtina të bëhet adresë kryesore nga e cila duhet të niset çdo proces drejtë finales në dialog dhe arritjes së marrëveshje finale me njohje , derisa në të kaluarën marrëveshjet imponoheshin nga një qendër në Beograd dhe fluturonin në Bruksel, dhe pavarësisht kësaj loje , shumica e atyre marrëveshjeve të akorduara e të nënshkruara vazhdojnë të mbeten të pa zbatuara nga pala serbe. Nuk duhet harruar që disa nga marrëveshjet e Brukselit të arritur nga ish qeveritarët e kaluar, pas një periudhe kohore qeveria serbe i ka dërguar në Gjykatën e atjeshme kushtetuese dhe të njëjtat janë anuluar.

Prandaj është koha për të ndryshuar qasjen, që për gjithçka pikënisje e harmonizimit të pikëpamjeve të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, dhe arritjes së pajtimit për interesa reciproke, të jetë Prishtina, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe jo Serbia e cila i ka Kosovës detyrim politik e e material sepse është shtet që ka ushtruar dhune dhe gjenocid në Kosovë me një regjim kriminal.

Pavarësisht se si perceptohet nga politikanët në opozitë, që janë jashtë pushtetit, Qeveria Kurti po dëshmohet ashiqare se nuk është e gatshme për të bërë kompromise të dhimbshme sikur që ka ndodhur në mandatin e kaluar, se asgjë nuk mundë të pranohet si zgjidhje imponuar kundër vullnetit dhe interesit të shtetit. Kjo u pa edhe nga vizita e fundit e Emisarit evropian Miroslav Lajçak i shoqëruar nga dy këshilltarët francez dhe gjerman Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, të cilët pas takimit dy orësh me kryeministrin Kurti, kanë folur shkurt para medieve, duke u rezervuar për të zbuluar detajet e bisedës të cilat po i mbante të mbyllura për të ja dërguar presidentit Serb Aleksandër Vuçiqi, në Beograd, prandaj ka folur shkurt dhe duke nxituar për tu larguar.

Krejt çfarë ka thënë Lojcak ishte se është diskutuar më shumë se dy orë me kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut dhe si të sjellin dinamika të reja dhe të lëvizet përpara me procesin. Ai ka thënë se ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm. Detaje të shumta nuk ka zbuluar as zyra e Kryeministrit Kurti pasi që në njoftimin për takimin e përfunduar është theksuar vetëm një nga element kryesor për të cilin vazhdon qëndrimi i ekzekutivit kosovar por është edhe kërkesë gjithëpërfshirëse e spektrit politik, që në qendër të dialogut, strumbullari kryesor të jetë njohja e Kosovës nga shteti serb.

Kryeministrisë, Kurti ka theksuar se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, për të cilin Kurti ka ripërsëritur se finalja e dialogut duhet të jetë profitabile për qytetarët e dyja vendeve dhe që të përmbaje njohjen reciproke në qendër. E pikërisht kjo qasje e pa ndryshuar e Qeverisë së Kosovës po e tmerron politikën në Beograd sepse presidenti serb është deklaruar që Serbia nuk është e gatshme që ti përgjigjet pozitivisht Prishtinës, në pikën kryesore që është njohja e pavarësisë, si element kyç për tu pajtuar dhe normalizuar raportet ndërshtetërore dhe ndër fqinjësore si shtete bashkëpunuese dhe bashkëvepruese në rajon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".