Hamza: Po të isha ministër, nuk do të lejoja të ndodhte greva

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 21:22
Hamza: Po të isha ministër, nuk do të lejoja të ndodhte greva

Ish ministri i Financave, tash kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se nëse do të kishte qenë ministër nuk do të lejonte grevën.

“Me qenë ministër, me kërkesat aktuale që i kanë, as që e kisha leju me ndodh greva”, tha ai.

 Hamza tregoi edhe se si do të ndalte grevat.

“Me çfarë metode?! E para u dashtë me u bo ligji i  pagave shumë më herët, me u adresu vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, me i inkorporu  në ligj, me procedu ligjin, jo me prit 3 vjet. Sikur ligji të kish kalu në vitin  2020, grevat sot skishin ndodh”, tha Hamza.

Kujtojmë që BSPK që nga 25 gushti ka hyrë në grevë.

(Kosova Sot Online)